×
  • Sport
  • Sport

    Mourinhon nuk e harrojnë tifozët e Interit, ai duartrokitet në ndeshjen kundër tyre, të cilët edhe i thërrasin emrin atij

    Reporteri
    23 Prill 2022 | 21:22

    Jose Mourinhos është duartrokitur gjatë ndeshjes  së Romës me Interin, pasi tifozët e ish-klubit të tij treguan se ata ende kanë ndjenja të dashura për ish trajnerin e tyre, shkruan Reporteri.net.

    Mourinho drejtoi Interin nga 2008-2010, duke fituar trifishin e Serisë A, Kupën e Italisë dhe Ligën e Kampionëve në sezonin e tij të fundit në San Siro përpara se të merrte detyrën në Real Madrid.

    Tashmë ka kaluar më shumë se një dekadë që kur Mourinho u largua, por, me Interin në fitoren 3-1 të së shtunës, mbështetësit kënduan emrin e ish-menaxherit të tyre, i cili pranoi mbështetjen në shtëpinë e tij të mëparshme.

    Vlen të përmendet se skuadra e Nerazzurrëve ka hedhur një hap tutje rreth titullit kampion në Serie A, duke “rrëmbyer” kështu kreun e tabelës, me një pikë më shumë se Milan.

    Ndërkaq, nesër Milan do të përballet me skuadrën e Lazio duke filluar nga ora 20:45.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!