×
  • Sport
  • Sport

    Muharrem Sahiti flet për gjendjen shëndetësore të Challandes

    Reporteri
    11 Nëntor 2020 | 21:26

    Kombëtarja Shqiptare e ka fituar miqësoren vëllazërore ndaj Kosovës me rezultat 2:1.


    Ndihmës trajneri i Kosovës, Muharrem Sahiti, ka thënë se gjendja shëndetësore e Bernard Challandes është e mirë

    Trajneri zviceran para ndeshjes me Shqipërinë ka dalë pozitiv në COVID-19.

    Sahiti duke folur për Supersport, ka thënë se gjendja e trajnerit është e mirë, dhe shpresojnë që në testimin tjetër të dalë negativ dhe të jetë i gatshëm për sfidën ndaj Sllovenisë.

    “Gjendja e tij shëndetësore është e mirë, para ndeshjes me Slloveninë do të testohet dhe të shohim si do të rezultojë”, ka deklaruar Sahiti për Supersport.

    “Urojmë që të rezultojë negativ dhe të na bashkohet”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!