×
  • Sport
  • Sport

    Muller, Boateng dhe Hummels pritet të rikthehen te Gjermania

    Reporteri
    30 Nëntor 2020 | 23:36

    Joachim Low do të vazhdojë të jetë trajner i Gjermanisë edhe për Kampionatin Evropian që luhet në verën e vitit 2021.


    Die Mannschat konfirmuan se kanë besim të plotë në strategun e tyre, edhe pse humbën 6-0 nga Spanja në Ligën e Kombeve.

    Por, sipas saj që raporton Sport1, Low do t’i bëjë disa ndryshime në skuadrën e Pancirëve, duke rikthyer Thomas Mullerin, Jerome Boatengun dhe Mats Hummlesin.

    Tre veteranët munguan në takimin ndaj Furisë së Kuqe, pasi trajneri i Gjermanisë kishte menduar se koha e tyre ka kaluar.

    Mirëpo, sipas mediumit gjerman, tre lojtarët do të rikthehet në formacion, për të ndihmuar kombëtaren që të fitojë Kampionatin Evropian.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!