×
  • Sport
  • Sport

    Muller paralajmëron: Do t’i tregojmë botës çfarë jemi në gjendje të bëjm duke filluar nga ndeshja ndaj Barcelonës

    Reporteri
    02 Dhjetor 2021 | 11:20

    Sulmuesi i Bayern Munich, Thomas Muller, ka thënë se ‘Topi i Artë’ iu dha Lionel Messit në mënyrë të padrejtë, shkruan Gazeta Online Reporteri.net

    Argjentinasi e fitoi Topin e Artë për herë të shtatë në karrierë, duke lënë në vend të dytë yllin bavarez, Rober Lewandowski, i cili ishte konkurrenti kryesor i tij.

    Kjo ka ngjallur reagime të shumta, madje shumë futbollistë e kanë konsideruar këtë si një padrejtësi ndaj Lewas.

    Njëjtë ka thënë edhe Muller, i cili ka deklaruar se kjo do të motivoj skuadrën e Bayernit të luajnë edhe më mirë.

    “Ajo që ndodhi në ceremoninë e Ballon d’Or ishte zhgënjyese. Ngjashëm me Riberyn në vitin 2013. Por kjo na jep më shumë motiv për të fituar Ligën e Kampionëve të këtij sezoni dhe për t’i treguar botës se çfarë është në gjendje të bëjë futbolli gjerman. Dhe këtë do ta dëshmojmë duke filluar nga ndeshja jonë e ardhshme kundër Barcelonës”, ka thënë 32 vjeçari.

    Kujtojmë që përballja mes Bayern Munich dhe Barcelonës do të luhet me 8 dhjetor në ‘Alianz Arena’, në kuadër të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve./Gazeta Reporteri/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!