×
  • Sport
  • Sport

    Mungesa e parave e ndalon klubin kosovar Besa të garojë

    Reporteri
    16 Gusht 2022 | 15:32

    Klubi i njohur kosovar, Besa nga Peja po kalon momentet më të vështira në histori të klubit.

    Pasi nuk arritën të mbijetojnë në Ligën e Parë gjatë sezonit të kaluar, pejanët duket se nuk do t’i fillojnë garat as në Ligën e Dytë.

    KF Besa nuk është e gatshme të garojë në Ligën e Dytë pas problemeve financiare dhe atyre organizative.

    Skuadra e njohur kosovare do të tërhiqet nga garat derisa të riorganizohet për të filluar nga zero.

    Vendin e saj në Ligën e Dytë do ta zë një skuadër nga Liga e tretë.

    Besa ka fituar tri herë Superligën e Kosovës derisa tri herë të tjera është shpallur kampion i Kupës së Kosovës. /indeksonline

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!