×
  • Sport
  • Sport

    Mungesa e parë e Xhakës për këtë sezon, Arsenali tregon pse nuk luan kosovari sonte

    Reporteri
    21 Prill 2023 | 20:42

    Pas dy barazimeve radhazi, ndaj Liverpoolit dhe West Ham Unitedit, Arsenali synon sonte që të kthehet te fitorja në Premierligë për të vazhduar garën për titullin e kampionit.

    Skuadra e drejtuar nga Mikel Arteta e pret Southamptonin në “Emirates Stadium”. Kjo ndeshje do të zhvillohet nga ora 21:00, teksa i takon javës së 32-të.

    Granit Xhaka do t’u mungojë sonte londinezëve, shkaku i gjendjes jo të mirë shëndetësore.

    “Granit Xhaka humbet ndeshjen e sotme për shkak të sëmundjes”, thuhet një njoftim të shkurtër të lëshuar nga Arsenali.

    Kjo do të jetë ndeshja e parë e këtij sezoni në Premierligë në të cilën do të mungojë mesfushori nga Kosova.

    30-vjeçari është paraqitur në 31 ndeshjet e deritanishme të “Topçinjve”, teksa ka kontribuar me pesë gola dhe pesë asistime. /Express/

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!