Janë luajtur dy ndeshjet e ditës së sotme në Superligë të Kosovës, përcjell Reporteri.net.
Në kuadër të xhiros së 28-të, SC Gjilani e ka mposhtur bindshëm skuadrën e Drenicës.
Gjilani fitoi bindshëm me rezultat përfundimtar 5-0, ku një autogol i Shkëlzen Lushtakut i dha avantazhin skuadrës së Ismet Munishit, kurse Razak, Shkodra, Cale dhe Progni shënuan golat e tjerë.
E, trajneri i Gjilanit, Ismet Munishi ishte shumë i kënaqur me paraqitjen e futbollistëve të tij.
“Ne vazhdimisht kemi luajtur ndeshje të mira, sot gjithçka shkoi mirë për ne. Ne shënuam golat në kohë dhe performanca e lojtarëve ishte shumë e mirë. Do të luftojmë deri në ndeshjen e fundit, në çdo ndeshje do të shkojmë për fitore”, tha Munishi.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.