×
  • Sport
  • Sport

    Munishi e gjen zgjidhjen ‘ideale’: Bëjeni stadiumin me rrota!

    Reporteri
    20 Nëntor 2019 | 20:05

    Ismet Munishi, trajneri i njohur kosovar – i cili aktualisht është në detyrë tek klubi i Ballkanit të Suharekës ka dhënë mendimin e tij për ndërtimin e stadiumit nacional të Kosovës.


    Ditëve të fundit është bërë bujë e madhe sa i përket lokacionit të ndërtimit të stadiumit nacional të kombëtares së Kosovës, pasi zyrtari i lartë i LDK’së, Lumir Abdixhiku ka thënë se ekziston një marrëveshje brenda partisë që stadiumi të zhvendoset nga qyteti i Drenasit në afërsi të Prishtinës, Bërrnicë.

    I menjëhershëm ka qenë reagimi i Partisë Demokratike të Kosovës, pasi ish deputeti, Bekim Haxhiu ka kërcënuar me protesta nëse një vendim i tillë merret në të ardhmen.

    Trajneri i njohur kosovar, Ismet Munishi beson se stadiumi nacional i Kosovës duhet të ndërtohet në Koreticë (Drenas).

    “Lokacioni në Koreticë është perfekt. E njoh Kosovën me pëllëmbë dhe e them këtë me plot bindje”, tha fillimisht Munishi për ‘GazetaBlic’.

    Munishi gjithashtu komentoi edhe deklaratat e politikanëve, për të cilët tha se e kanë politizuar shumë këtë çështje.

    “Politikanëve ju propozojë ta bëjnë stadiumin me rrota, pasi e kanë politizuar kaq shumë, kujna kah t’ja kona le te çojnë”, përfundoi Munishi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!