×
  • Sport
  • Sport

    Munishi: Edhe Guardiola, Mourinho dhe Kloppi ma kanë lakmi se çfarë skuadre kam unë!

    Reporteri
    30 Nëntor 2019 | 19:15

    Ismet Munishi me Ballkanin e tij janë duke treguar ndeshje jashtëzakonisht të mira këtë edicion dhe nuk janë rastëisht në vendin e parë në tabelë


    Ballkani i prinë tabelës së Superligës së Kosovës në futboll me 34 pikë, ndërsa ndeshjen e fundit për sezonin vjeshtor e luan të hënën kundër Vushtrrisë, raporton Reporteri.net

    Në një intervistë ekskluzive për Reporterin, Munishi ka thënë se skuadra e tij, Ballkani, po jep magji në futbollin e Kosovës.

    “Ekipa jonë ju kam thanë që po jep magji në futboll të Kosovës. Pas shumë vjete u dalë një ekip që po jep magji. Po tash jena ba një ekip që edhe po jep shumë emocion, shumë emocion,” ka thënë Munishi.

    “S’ka trajner në botë që nuk ma ka lakmi, ata se dinë çfarë ekipe kam unë, edhe Jose Mourinho, Guardiola e Kloppi ma kanë lakmi, seriozisht po ju tham, hiq edhe për ekip nuk ia dho dorën. Kena mu sfidu edhe në Evropë edhe krejt të kqyrim, me vetëbesim të plotë me ekipe të mëdhaja. Po nuk e ndërroj ekipën tem, as me ata hiç,”. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!