×
  • Sport
  • Sport

    Munishi fton ‘krejt plisat’ për ndeshjen kundër Ballkanit: Nesër do të jetë natë fantastike për neve

    Reporteri
    03 Shtator 2022 | 16:12

    Ismet Munishi ka bërë një tjetër thirrje për tifozët dhe përkrahësit e Prishtinës, në prag të ndeshjes derbi kundër Ballkanit.

    Përmes një video-mesazhi, Munishi mes tjerash tha se nesër do të jetë një natë fantastike për Prishtinën.

    Kurse, në llogarinë e tij në “Facebook”, trajneri i skuadrës kryeqytetase tha se për mysafirët (Ballkanin) respekt, por që pikët e plota do të mbesin në Prishtinë.

    Postimi i plotë i Munishit (pa ndërhyrje):

    “Ftese per krejt plisat tone me na u bashkangjit neser ne lojen e pare vendas stadionin e qytetit “Fadil Vokrri”, ku lujme kunder Ballkan-it te Suharekes.

    Mysafireve respekt neser, por me ndihmen e plisave e perkrahjen e krejt prishtinalive, 3-piket po mbesin ne KRYEQYTET kismet”.

    Ndryshe, ndeshja mes Prishtinës dhe Ballkanit do të zhvillohet të dielën, në stadiumin “Fadil Vokrri”, nga ora 20:00.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!