×
  • Sport
  • Sport

    Munishi i thotë Nuzës: “I love you”

    Reporteri
    28 Nëntor 2019 | 16:51

    Ismet Munishi e ndoqi ndeshjen ndaj Dritës nga tribunat, për shkak të kartonit të kuq të cilin Genc Nuza ia dha në duelin e fundjavës ndaj Gjilanit.


    Por, tekniku kosovar nuk është hatëruar fare në Genc Nuzën, i cili sërish ishte prezent për ta ndarë drejtësinë për skuadrën e tij Ballkani, që vetëm pas ekzekutimit të penaltive e mposhti skuadrën e Dritës dhe u kualifikua në rundin tjetër.

    Pas ndeshjes Munishi e ka shfrytëzuar llogarinë e tij për ti dërguar një mesazh gjyqtarit më të mirë kosovar Genc Nuza, duke shkruar:“Nuza edhe kur te demton referon shume mire. I love you Genc Nuza”, shkruan GazetaSheshi.

    Ballkani mposhti Dritën 5-4 pas ekzekutimit të penaltive në Suharekë, pasi që koha e rregullt përfundoi 1-1.

    “Portokallinjtë” tashmë janë në mesin e 16-të skuadrave që kanë kaluar në rundin e tretë.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!