×
  • Sport
  • Sport

    Munishi ia tregon vendin Zhegrovës dhe të tjerëve: Na keni lodh me statuse patriotike, keni gjet butë e po bëni hajgare

    Reporteri
    11 Nëntor 2020 | 23:01

    Ismet Munishi ka reaguar ashpër vetëm pak minuta pasi Edon Zhegrova kishte bërë një reagim në rrjetet sociale


    Kosova sot u mposhtë 2-1 nga Shqipëria në miqësoren e zhvilluar në Elbasan Arena, shkruan Reporteri.net

    Zhegrova në Instagramin e tij ka reaguar pas disa shkrimeve nga mediet për një veprim të tijin në ndeshjen kundër Shqipërisë.

    E si duket trajneri i Ballkanit ka parë këto lajme dhe nuk ka lënë pa dhënë një koment për Zhegrovën dhe bashkëlojtarët e tij, të cilët nuk kanë fituar që 9 ndeshje, duke pasur një bilanc prej 7 humbjeve dhe 2 barazimeve.

    Munishi ka thënë se futbollistët e Kosovës na kanë lodhur me statuse patriotike dhe se duhet ditur që ka të tillë që kanë luajtur para tyre.

    Ky është postimi i plotë nga Munishi:

    Krejt qka keni me thanë , na tregoni ne fushë.
    Na keni lodhe ne statuse dhe me folklor patriotik.
    Duhni me dit qe ka lujtë dikush para juve !
    Futbolli luhet me zemer dhe me tru , kembet jon thjesht per transport .
    Sa jeni te bashkuar apo jo tregojnë 10 lojtë e fundit.
    Keni gjet but dhe po boni hajgare .
    Lexoni histori pak para lojes leni frizurat dhe instagramat e rrjetet tjera sociale.
    Shtrengoni bolet mune dikon.
    Unë biri yt Kosovë. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!