×
  • Sport
  • Sport

    Munishi: Një pjesë e fëmijërisë time paska vdekur me Maradonën

    Reporteri
    25 Nëntor 2020 | 20:57

    Futbolli, Argjentina dhe e gjithë bota humbën Diego Armando Maradonën.


    Maradona, i cilësuar si një nga më të mirët në histori të futbollit, ka ndërruar jetë në moshën 60 vjeçare.

    Lajmin për vdekjen e Maradonës, trajner shqiptar Ismet Munishi e ka kuptuar me pikëllim të madh.

    Munishi gjithmonë në paraqitjet e tij ka përmendur Maradonen si idol të tij dhe se birit të tij ia ka vendosur emrin Diego, për shkak të futbollistit argjentinas.

    “Ka vdekur futbollisti më i mirë i të gjithë kohërave, idoli i fëmijërisë. Idoli që e kam pasur si futbolllist. Unë do ta mbajë mend Maradonen si futbollisti që ka fituar Kupën e Botës me Argjentinën, futbollisti më i mirë i të gjithë kohërave pa asnjë pikë dyshimi, një pjesë e fëmijërisë time paska vdekur me Maradonën”, deklaroi Munishi për Insportin.

    Ky lajm, tronditi botën e futbollit, që tanimë humbi njeriun e dashur, talentin e madh, dhe ish fituesin e Kupës së Botës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!