×
  • Sport
  • Sport

    Munishi pas humbjes: Fitorja e Dukagjinit me meritë, portieri kundërshtar intervenoi mirë

    Reporteri
    24 Prill 2022 | 16:53

    Skuadra e Gjilanit është befasuar për të keq nga skuadra e Dukagjinit, shkruan Reporteri.net.

    Skuadra e Ismet Munishit, Gjilani është mposhtur nga Dukagjini me rezultatin 2-0.

    Altin Merlakut ishte ai i cili shënoi dy golat për skuadrën nga Klina, gola këto të cilat i sollën edhe fitoren atyre.

    Ndërkaq, pas ndeshjes, trajneri i skuadrës nga Gjilani, Ismet Munishi ka uruar skuadrën e Dukagjinit, teksa tha se ishte me meritë, ku theks të veçantë i vuri portierit të Dukagjinit.

    “Si klub jemi duke e dhënë një shembull, sot fitorja e Dukagjini është me plot meritë, tentuam, krijuam shumë raste, portieri kundërshtar intervenoi shumë mirë. Pjesën e parë nuk isha i kënaqur me një futbollist, aty ishte i gjithë problemi. Në kësi ndeshje është shumë vështirë të rikthesh rezultatin, jom shumë i kënaqur me referimin e Genc Nuzës”, tha fillimisht Ismet Munishi për Art Sport.

    Veç të tjerash, trajneri nga Gjilani dha një mesazh, teksa tha se është koha e fundit për të rregullu futbollin.

    “Tek ne po ndikojnë psikologjikisht disa faktorë tjerë. Unë besoj që është koha e fundit me rregullu futbollin, të luajmë futboll të pastër, le të del më i miri në kampion dhe më i miri në Evropë. Unë e dhashë një mesazh që është për të mirë të futbollit në vazhdim”, përfundoi ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!