Gjersa është luajtur ndeshja ndërmjet Adana Demirsport dhe Kasimpasas një ngjarje interesante ka ndodhur për futbollistët e Kosovës, përcjell Reporteri.net.
Në zonën e 11 metërshit janë përballur Aro Muric si dhe Florent Hadërgjonaj.
Hadërgjonaj, ka humbur një mundësi të artë për të shënuar ndaj Adana Demirsporit.
Anëtari i Kasimpasas mori përgjegjësinë për të goditur nga penalltia në minutën e 54-të, por nuk u tregua i saktë.
E goditja e lojtarit nga Kosova u prit nga bashkëlojtari i tij te Kosova, Arijanet Muric.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.