Portieri i Kombëtares së Kosovës, Arijanet Muriçi, e ka pëlqyer një postim në faqen zyrtare të Ligës së Kampionëve në rrjetin social Instagram, ku flitej për aftësinë e Harry Kane për të shënuar nga pika e penalltisë.
Harry Kane e zhbllokoi rezultatin e ndeshjes Olympiakos – Tottenham, që u zhvillua mbrëmë në kuadër të Ligës së Kampionëve, në minutën e 26-të të ndeshjes nga pika e penalltisë.
Pëlqimi i Muriçit në postimin e faqes së Ligës së Kampionëve për aftësinë e Kane të shënojë nga pika e penalltisë u vërejt edhe më shumë nga tifozët.
“Gjejë një lojtar që është më i mirë në penallti. Po presim…”, shkruhej në postimin e Ligës së Kampionëve.
Përkundër që Kane e shënoi atë penallti, skuadra e tij nuk arriti të marrë rezultat më të mirë sesa një barazim me rezultat 2:2 kundër klubit grek, duke e çuar dëm epërsinë prej dy golash.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.