×
  • Sport
  • Sport

    Muriqi bën një ndërhyrje brutale, por gjyqtari merr një vendim skandaloz

    Reporteri
    05 Tetor 2019 | 8:38

    Vedat Muriqi ishte i plotë në disfatën e Fenerbahces nga Antalyaspor


    Fenerbahce u mposht në shtëpi nga Antalyaspor me rezultat minimal 1-0, shkruan Reporteri.net

    Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës edhe në këtë takim ishte titullar dhe luajti tërë ndeshjen.

    Muriqi nuk ia doli që të shënonte, por ai përsëri rrëmbeu vëmendjen, kësaj radhe për një ndërhyrje të bërë në kundërshtarin.

    Prizrenasi bëri një ndërhyrje brutale në qendër-mbrojtësin e Antalaysporit, Angelon dhe çuditërisht shpëtoi pa u ndëshkuar nga gjyqtari kryesor.

    Në ‘Twitter’ shumë tifozë të kampionatit turk kanë publikuar momentin kur Muriqi bën ndërhyrjen e ashpër në Angelon. Madje disa pretendojnë se kosovari po favorizohet nga gjyqtarët. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!