×
  • Sport
  • Sport

    Muriqi do t’i kryejë sot vizitat mjekësore, më pas nënshkruan kontratë me ekipin e La Ligas

    Reporteri
    22 Korrik 2022 | 12:40

    Vedat Muriqi do të rikthehet në Mallorca, aty ku la gjurmë për gjashtë muaj sa luajti në formë huazimi.

    Klubi spanjoll ka arritur marrëveshje me Lazion për blerjen e kartonit të sulmuesit kosovar për 9,4 milionë euro, përfshirë këtu edhe bonuset.

    Dhe, mediumi italian “La Repubblica” raporton se 28 vjeçari do t’i kryejë sot vizitat mjekësore në klubin e La Ligas, e më pas do ta nënshkruajë kontratën katërvjeçare me ishullorët.

    Së fundmi, prizrenasi dështoi t’i kalonte vizitat mjekësore në Club Brugge dhe kështu i dështoi edhe transferimi në klubin belg.
    Por, lazialët besojnë se Muriqi është në gjendje të mirë fizike dhe se gjithçka do të shkojë mirë në Mallorca.

    Lazio e kishte blerë Muriqin për afro 20 milionë euro nga Fenerbahçe në verën e vitit 2020.

    Por, ai kishte dështuar ta tregonte veten në futbollin italian për një vit e gjysmë sa qëndroi tek “Biancocelesti”.

    Interesim për Muriqin kishin shfaqur edhe Galatasaray në Turqi dhe Hull City në Angli. /express

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!