×
  • Sport
  • Sport

    Muriqi e çoi në këmbë krejt Evropën me paraqitjet e tij, agjenti tregon se sa shume klube po e duan ‘Luanin’ e Kosovës

    Reporteri
    27 Tetor 2019 | 23:32

    Vedat Muriqi po kalon një sezon fantastik dhe nuk do të jetë aspak çudi nëse e shohim atë në sezonin e ardhshëm në ndonjërin nga pesë kampionatet më të mira në botë


    Super sulmuesi i Kosovës është duke u kërkuar nga shumë klube nga Evropa, madje edhe nga Azia, shkruan Reporteri.net

    Deniz Uysal, agjenti i Muriqit ka treguar se shumë menaxherë janë duke e ndjekur klientin e tij.

    “Mund të ju them se disa menaxherë dhe drejtorë sportiv nga Anglia, Gjermania, Katari, Arabia Saudite dhe Italia janë duke na ndjekurm,” ka thënë Uysal.

    “Vedat Muriqi është lojtar për Premierligë dhe Serie A. Ai i përshtatet shumë mirë këtyre ligave për shkak të fuqisë dhe fizikut.

    “Po flasim për një lojtar që është shumë i fortë, një lexues i mirë i lojës dhe shumë i qetë para portës për të shënuar.

    “Mund të them se ai është miks i Zlatan Ibrahimovic dhe Robert Lewandowski. Por këmba e majtë e Muriqit është shumë më e mirë,”. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!