×
  • Sport
  • Sport

    Muriqi feston ditëlindjen e 28-të, UEFA i bën një urim të veçantë

    Reporteri
    24 Prill 2022 | 14:00

    Sulmuesi kosovar i Mallorcës, në pronësi të Lazio sot feston ditëlindjen e 28-të, shkruan Reporteri.net.

    Për yllin kosovar nuk hezituan të urojnë shumë lojtarë, duke i uruar fat në futboll.

    E, një të tillë ia ka bërë edhe UEFA, me anë të një postimi në Facebook.

    “Lëvizjet e ekipit dhe finalizimi. Gëzuar ditëlindjen Vedat Muriqi”, shkruan UEFA

    Vlen të theksohet se Muriqi po kalon një edicion fantastik tek skuadra e Mallorcas, pas kalimit nga Lazio si i huazuar.

    Ndërkaq, lojtari kosovar numëron  pesë gola në La Liga me fanellën e Mallorcas, përfshirë këtu dhe një asistim.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!