Vedat Muriqi dje fitoi çmimin e futbollistit të vitit në Kosovë për vitin 2019
Ishte një garë e ngushtë mes tij dhe Milot Rashicës, i cili pati një sezon brilant te ëerder Bremen, duke qenë futbollisti kryesor i skuadrës gjermane, shkruan Reporteri.net
Por, në fund Vedat Muriqi u shpall futbollisti më i mirë i vitit 2019.
Të gjithë futbollistët e Kombëtares së Kosovës e uruan sulmuesin prizrenas për çmimin e fituar.
Nuk mungoi as edhe një urim nga ana e Rashicës.
“Uee, urime Vedoooo,” ka komentuar vushtrriasi në postimin e Muriqit në Instagram.
Ndryshe, sot Miloti do të ballafaqohet me Kolnin në kuadër të javës së 17-të në Bundesligë. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.