×
  • Sport
  • Sport

    Muriqi flet për ofertat e shumta që kishte si dhe për krahasimin që po ia bëjnë me Ibrahimovicin

    Reporteri
    15 Tetor 2020 | 15:10

    Vedat Muriqi u transferua te Lazio nga Fenerbahce gjatë afatit kalimtar për shumën rreth 20 milionë euro


    Sulmuesi i Kosovës sot ka folur rreth këtij transferimi ku ka thënë se do të jetë nder për të që do të luajë me Ciro Immobilen, shkruan Reporteri.net

    “Kam pasur shumë oferta. Zgjodha Lazion për stilin e lojës që aplikon, por edhe për Igli Taren. Do ta jap 100% te Lazio. Është nder dhe ëndërr për mua që do të luajë pranë Ciro Immobile,” ka thënë Muriqi.

    Sa i përket krahasimit me Ibran prizrenasi tha që ai do të jetë Muriqi i Lazios.

    “Është një nder për mua të krahasohem me Ibrahimoviqin, por unë do të jem Muriqi i Lazios.

    “Ekzistojnë ndryshime midis lojës në Turqi dhe asaj në Itali. Tani jam në Lazio dhe do të bëj më të mirën që ekipi të arrijë qëllimet e tij,”. /Reporteri.net/

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!