Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, ka folur për Super Sport pas fitores së madhe të Kosovës në miqësore kundër Lituanisë, prej 4-0, para ndeshjeve të rëndësishme kundër Suedisë dhe Spanjës.
Ai realizoi gol në këtë takim, të dytin për “Dardanët”.
“Te Kosova, gjithmonë ndihem mirë sepse kjo është shtëpia ime. Ishte një paraqitje shumë e mirë, me të cilën mund të ndahemi shumë të kënaqur”, tha ai.
“Kemi mundur të shënojmë të paktën gjashtë gola pasi lëshuam shumë raste në pjesëlojën e parë por kjo ndodhë. Megjithatë, në fund arritëm fitore dhe kjo është me rëndësi”.
Kjo miqësore për Kosovën ishte e rëndësishme para ndeshjeve kualifikuese për Botërorin “Katar 2022”.
Të dielën, Dardanë do të presin në Fadil Vokrri Suedinë e Zlatan Ibrahimovic, derisa të mërkurën (31 mars), do të udhëtojnë në Spanjë për t’u përballur me super ekipin e Luis Enriques.
Ai ka folur edhe për rikthimin e mundshëm tek Fenerbahçe.
“Një rikthim te Fenerbahce. Kam kontratë 5 vjeçare me Lazion, ka investuar klubi një shumë prej 18 milion. Fenerbahce është shtëpia ime, nuk di ç’të them. Është puna e klubesh, unë kam kontratë. Nuk di çfarë të them”.
I pyetur nëse është i lumtur te Lazio, ai u përgjigj: “Po, jam i lumtur, thjeshtë kam problem adaptimin në vitin e parë. Shpresoj që vitin e ardhshëm të bëjë atë çfarë kam bërë më herët”, përfundoi sulmuesi prizrenas
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.