Kosova e ka mposhtur Çekinë me rezultat 2:1, në ndeshjen e vlefshme për Grupin A në kualifikimet për Kampionatin Evropian.
Vedat Muriqi (20’) e Mërgim Vojvoda (66’) shënuan për Dardanët, ndërsa Patrik Schick (16’) ishte autor i golit për mysafirët.Pas takimit, ka folur autori i golit të parë, Vedat Muriqi i cili u shpreh shumë i lumtur me triumfin.
“Jemi shumë të lumtur për këto tre pikë, sot do të festojmë, nesër e harrojmë dhe shkojmë për ndeshjen ndaj Anglisë. Në zhveshtore thamë që mund ta fitojmë këtë ndeshje dhe pas disavantazhit u rikthyem fuqishëm dhe triumfuam në fund”, ishin fjalët e Muriqit për Super Sport Kosova.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.