×
  • Sport
  • Sport

    Muriqi optimist para ndeshjes me Çekinë: Nëse e kalojmë këtë sfidë atëherë kemi bërë gjysmën e punës

    Reporteri
    04 Shtator 2019 | 20:45

    Vedat Muriqi është njëri nga lojtarët më në formë që ka Kosova dhe ai në konferencën e mbajtur për shtyp sot është shprehur optimist se mund të nxjerrin rezultat pozitiv ndaj Çekisë


    Kosova sot mbajti stërvitjen e radhës në prag të ndeshjes me Çekinë që do ta zhvillojë këtë të shtunë në kuadër të kualifikimeve për Euro 2020, raporton Reporteri.net

    Sulmuesi në formë i Fenerbahces në konferencën për shtyp ka thënë se nëse fitojnë ndaj Çekisë, atëherë gjysma e punës është kryer me sukses drejt rrugës për kualifikim në Euro 2020.

    ’Mungesat janë të mëdha, por e kemi një grup të mirë që mundet me përballu, pa marrë parasysh mungesat,” ka thënë Muriqi.

    “Testin e kemi kaluar me ndeshjen kundër Bullgarisë dhe Malit të Zi, por ky do te jetë më shumë se një test,”

    “Nëse e kalojmë këtë ndeshje atëherë kemi bërë gjysmën e punës,”. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!