×
  • Sport
  • Sport

    Muriqi për ushtarët turq: Heronjtë tanë po bien martirë në Siri

    Reporteri
    01 Mars 2020 | 12:23

    Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, i ka lartësuar ushtarët turq të vrarë së fundmi në një konflikt në Siri, duke i quajtur heronj dhe martirë, pas barazimit të skuadrës së tij, Fenerbahce, kundër Antalyaspor të shtunën në Superligën e Turqisë.


    Ylli nga Prizreni tha se ishte e vështirë të luhej në rrethana të tilla, duke nënvizuar se në jetë ka gjëra më të rëndësishme se futbolli, raporton Gazeta Express.

    Muriqi po i referohej vrasjes së 33 ushtarëve turq në një sulm të qeverisë siriane në zonën veriperëndimore të Sirisë, Idlib, i cila kontrollohet nga opozita.

    Kosovari shënoi në barazimin e Fenerbahces 2:2 me Antalyaspor – duke e gjetur rrjetën e portës pas një mungese goli në disa ndeshjet e fundit – dhe festoi duke e bërë përshëndetjen ushtarake, e cila u mirëprit në Turqi.

    Kjo nuk është hera e parë që Muriqi bën veprim të tillë në fushë, pavarësisht se UEFA e kishte paralajmëruar Turqinë kundër një përshëndetjeje të tillë ushtarake verën e vitit 2019.

    Por, pas ndeshjes, Muriqi tha se goli i tij dhe futbolli nuk ishin të rëndësishme këtë fundjavë.

    “Ushtarët tanë heronj ranë martirë. Është e vështirë të luash në këtë mjedis, sepse ka gjëra më të rëndësishme sesa futbolli. Shpresoj se nuk do të humbim më shumë (ushtarë)”, tha Muriqi pas ndeshjes.

    Skuadra e Muriqit ngel në pozitën e shtatë me nëntë pikë më pak se lideri Trabzonspor, i cili e ka një ndeshje më shumë në dispozicion për ta zhvilluar.

    “Sot shënova, por ne nuk fituam. Shpresoj se fati do të na buzëqesh dhe shpresojmë të fitojmë javën e ardhshme”, shtoi ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!