Pas ndeshjes Angli – Kosovë, mediat angleze raportuan se Manchester United është duke e ndjekur sulmuesin Vedat Muriqi.
Madje, agjentë të skuadrës angleze e kanë vëzhguar nga afër sulmuesin kosovar edhe në kampionatin turk te Fenerbahce.
Trajneri i Manchester United, Ole Gunnar Solskjaer e ka pranuar që ekipi i tij do të kërkoj transferimin e të paktën një sulmuesi në afatin e ardhshëm kalimtar.
“Jemi të interesuar që në janar të transferojmë 1 apo 2 sulmues. Kundër Arsenalit do të jemi pa Marcus Rashford dhe Anthony Martial dhe pas ikjes së Sanchez e Lukakut po kemi probleme në këtë repart” deklaroi Solskjaer.
Ai nuk ka dashur të flasë për emra të përvetshëm, për të cilët është i interesuar Manchester United për t’i transferuar.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.