×
  • Sport
  • Sport

    Muriqi sot ka një arsye më shumë për të ‘shpërthyer’ ndaj Anglisë

    Reporteri
    10 Shtator 2019 | 17:57

    Ylli i Kosovës, Vedat Muriqi, sonte e ka edhe një arsye më shumë për ta dhënë krejt energjinë për ekipin tonë përfaqësues në ndeshjen kundër Anglisë, e cila zhvillohet prej orës 20:45.


    Muriqi gjatë verës e bëri hapin e madh duke u tranfseruar te gjiganti turk, Fenerbahce. Ndërsa, po përjeton formë tepër të mirë, duke u rënë në sy të klubeve të mëdha evropiane.

    Muriqi – që para tri ditësh shënoi gol në fitoren e Kosovës prej 2:1 ndaj Çekisë – sonte do të jetë titullar kundër Anglisë. Dhe, zyrtarë të gjigantit anglez, Tottenham Hotspur, me gjasë do ta përcjellin nga tribuna VIP yllin kosovar, i cili raportohet se është bërë opsion i këtij klubi.

    Muriqi po shkëlqen me fanellën e Fenerbahçes dhe të Kosovës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!