×
  • Sport
  • Sport

    Muriqi s’po ndalet duke shënuar, por tjetër kush është golashënuesi më i mirë i Kosovës

    Reporteri
    08 Shtator 2019 | 15:08

    Vedat Muriqi ishte njëri nga më të mirët në fushë në ndeshjen me Çekinë ku edhe realizoi golin e barazimit


    Kombëtarja e Kosovës e mposhti Çekinë 2-1 në Fadil Vokrri me golat të shënuar në këtë takim nga Vedat Muriqi dhe Mërgim Vojvoda, raporton Reporteri.net

    Sulmuesi nga Prizreni po shkëlqen me fanellën e Kosovës dhe deri tani ka realizuar 6 gola për ‘Dardanët’ në 21 paraqitje.

    Rezultate imazhesh për arber zeneli kosovoPor, është Arbër Zeneli që është golashënuesi më i mirë te Kosova, ku deri tash ka 7 gola në 18 paraqitje.

    Muriqi që tashmë ka nofkën ‘Luani’ ka mundësinë që ta tejkalojë me gola Zenelin, pasi ky i fundit nuk mund ta ndihmoj Kosovën edhe për një kohë shkaku i lëndimit që kishte pësuar ndaj Malit të Zi në Podgoricë. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!