Aventurës së Vedat Muriqit në Lazio duket se po i vjen gjithnjë e më shumë fundi.
Sulmuesi kosovar duket se ka vendosur vetë të largohet nga skuadra italiane pas një sezoni tepër të dobët në Serie A, ku ka shënuar vetëm dy gola – një në ligë dhe një në kupë. Ai nuk ka arritur të lë gjurmë në këtë skuadër edhe pse gjatë gjithë vitit e kanë përcjell lëndime por edhe infektimi me Covid-19.
Sipas mediumit AAG Sports, që është shumë i afërt me Fenerbahçe, Vedat Muriqi tashmë vendimin e tij ia ka konfirmuar edhe drejtuesve të Lazios.
“AAG Sports njofton se Vedat Muriqi ua ka komunikuar drejtuesve të Lazios vendimin se dëshiron të luajë në Fenerbahçe sezonin e ardhshëm. Ndër të tjera, vetë lojtari e ka pasur një takim me presidentin Ali Koç dhe me trajnerin e parë të skuadrës turke, Emre Belözoğlu”, shkruan ndër të tjera këtë, transmeton GazetaExpress.
Sipas të njëjtës media, Fenerbahçe po synon që ta huazojë sulmuesin kosovarë ose ta riblejë derisa nuk përjashtohet mundësia e një shkëmbimi të tij me Ozan Tufan. Kujtojmë që për të ka shprehur edhe Besiktas, rivali i përbetuar i Fenerbahçes.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.