Mushkolaj dhe Çitaku diskutojnë për ‘shkarkimin’ e Challandes

Spanja ka fituar 3:1 ndaj Kosovës në ndeshjen e dytë të fazës kualifikuese për Kampionatin Botëror.


Në rrjete sociale ka pasur disa reagime pas këtij rezultati ndaj trajnerit të kombëtares, Bernard Challandes.

Një nga ta ka qenë edhe opinionisti Imer Mushkolaj që ka cituar një deklaratë të trajnerit të kombëtares ku thotë se “nuk jeni në planetin e duhur nëse mendoni se Kosova duhet të fitojë ndaj Spanjës”.

Ai ka përmendur edhe rezultatin e ndeshjes Gjermani-Maqedoni e Veriut.

“Challandes: “Nuk jeni në planetin e duhur nëse mendoni se Kosova duhet të fitojë ndaj Spanjës”. Ndërkohë: Gjermani-Maqedoni e Veriut 1:2”, ka shkruar Mushkolaj.

Ndaj kësaj deklarate të analistit Mushkolaj ka reaguar ish-ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku.

Në shkrimin e Mushkolajt, ish-ambasadorja ka shkruar se ndoshta as Challandes nuk është në vendin e duhur.