Shkodran Mustafi ka gjetur kohë që t’i përgjigjet një tifozit të Arsenalit në Twitter
Shkodran Mustafi ka filluar të rikthehet në formacionin e Unai Emery dhe në dy ndeshjet që ai luajti kundër Frankfurtit dhe Notinghamit skuadra e Arsenalit nuk pranoi gol, shkruan Reporteri.net
Një fans i Arsenalit ka shkruar në Twitter:
“E urrej ta them, por Shkodran Mustafi ka luajtur dy ndeshjet dhe ka mbajtur dy herë portën e paprekur,”.
Por, është vetë Mustafi që ka vendosur që t’i përgjigjej tifozit në fjalë:
“Më fal që mbajta dy herë portën e paprekur,”.
Ndryshe, mbrojtësi shqiptar ishte njëri nga më të kritikuarit nga tifozët e Arsenalit edicionin e kaluar. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.