Shkodran Mustafi po shijon ditët e fundit të pushimeve verore, teksa pritet që pas disa ditëve të rikthehet në stërvitje me klubin e tij.
Mbrojtësi i Arsenalit ka marrur jashtëzakonisht shumë kritika për performancat e tij gjatë sezonit të kaluar, por ai duket shumë i fokusuar pasi po përgatitet për kampanjën e re, shkruan Reporteri.net
Mustafi, i cili është në pushime në Mykonos, ka postuar një fotografi në rrjetin social facebook të shoqëruar me një mbishkrim:
“Vendi më i mirë për të punuar në qetësi është nën ujë”, ka shkruar ai teksa po stërvitej nën ujëra të detit.
Mirëpo, humori anglez kurrë nuk dëshpëron të na argëtojë pasi kanë qenë të shumta komentet e tifozëve të Arsenalit të cilët janë të dëshpruar me performancat e futbollistit.
“Përmbledhje perfekte e performancave tua…SHUMË TË ULTA!!”
“Shpresojmë të mbytesh dhe mos të kthehesh më tek ne”
“Shpresoj që ti mund të mbrohesh kur të kthehesh nga atje”
“Ai prap ka bërë gabime anipse në ujë. Shiko! Kjo është luajtje me dorë”
“Do të kisha preferuar atë guri lidhur për këmbës tënde”
Këto kanë qenë disa nga komentet më interesante që ka marrë Shkodrani në facebook, por ka pasur edhe prej atyre pozitive normalisht./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.