×
  • Sport
  • Sport

    Mustafi vjen me një postim emocional pas autogolit që e shënoi kundër Liverpoolit

    Reporteri
    31 Tetor 2019 | 10:29

    Shkodran Mustafi dje shënoi autogol në ndeshjen kundër Liverpoolit


    Liverpooli dhe Arsenali dhuruan spektakël në Anfield ku u shënuan hiç më pak se 10 gola me rezultatin që pas 90 minutave ishte 5-5, ndërsa në penallti fituan të përzgjedhurit e Jurgen Klopp, shkruan Reporteri.net

    Në këtë përballje startues ishte Shkodran Mustafi, i cili pas vetëm 7 minutave lojë shënoi autogol.

    Pas ndeshjes ai ka reaguar me anë të një postimi në Facebook ku e ka pranuar se e kishte lënë skuadrën në baltë.

    “Ishte një betejë e vështirë në Anfield, të cilës nuk i ndihmova duke e lënë ekipin në baltë, edhe pse luftuam për t’u rikthye në lojë. Në fund ishim të pafat që humbëm në penallti,” ka shkruar Mustafi./ Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!