Kontradiktave mes drejtësisë dhe autoriteteve australiane iu shtua edhe një incident interesant që ndodhi gjatë seancës gjyqësore që vendoste për çështjen e Novak Gjokoviqit.
Hakerët hakuan lidhjet e internetit për të transmetuar muzikë me zë të lartë dhe përmbajtje pornografike.
Për shkak të situatës së krijuar nga koronavirusi, seanca që vendoste nëse Gjokoviqit do t’i lejohej hyrja në Australi u mbajt virtualisht.
Pak minuta para se seanca të fillonte, gazetarët klikuan në një link që kishte skaduar, të ofruar nga gjykata, pa e ditur se ai link ishte ndryshuar.
Në vend se ta shihnin seancën, atyre iu shfaqën imazhe pornografike.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.