Kalidou Koulibaly është rikthyer sot nga lëndimi dhe e ardhmja e tij tek Napolit është e dyshimtë, pasi Manchester United po shikon klauzolën e tij të lirimit prej 150 milionë eurosh.
Qendërmbrojtësi ka qenë jashtë fushave të blerta për gjashtë javë, me një tendosje të muskulit dhe Gennaro Gattuso njoftoi se ai sot do të fillojë ndeshjen kundër Lecces, përcjellë Reporteri.net.
Ndërkohë, mediat angleze dhe italiane vazhdojnë të spekulojnë se ku do të luajë sezonin e ardhshëm.
Manchester United kishte provuar të blinte ndërkombëtarisht senegal në të kaluarën, duke parë një ofertë me vlerë 106 milionë euro, por ofertë kjo që u refuzua nga drejtuesit e Napolit.
Sipas gazetës Corriere dello Sport, ekziston një klauzolë lirimi në kontratën e Koulibaly të vendosur në 150 milionë euro./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.