Amir Rrahmani e ka nisur në mënyrë të përkryer aventurën e tij në Serie A.
Qendërmbrojtësi nga Kosova këtë vit iu bashkua Hellas Veronës pas eksperiencës pozitive me gjigantin kroat Dinamo Zagreb.
Rrahmani në sezonin e tij të parë në Serie A ka bërë paraqitje jashtëzakonisht të mira, duke zgjuar interesimin e skuadrave të mëdha.Kapiteni i Kosovës është bërë objektivi kryesor i Napolit për repartin e mbrojtjes.
Mediat italiane kanë raportuar se napolitanët po e shohin Rrahmanin si zëvendësuesin adekuat të senegalezit Kalidou Koulibaly i cili pritet të largohet pasi ka shumë oferta për të.Napoli është duke e përcjellë me kujdes zhvillimin e Rrahmanit dhe kapiteni i Dardanëve mbetet një objektiv i arritshëm.
Gjithsesi përveç Rrahmanit, Napoli te Verona po e ndjek edhe mbrojtësin tjetër shqiptar Marash Kumbullën si dhe marokenin Sofyan Ambrabt.
Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentis e pëlqen këtë treshe të Veronës dhe synon që t’i ketë në skuadër për sezonin e ardhshëm.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.