×
  • Sport
  • Sport

    Napoli “përshëndetet” me Scudetton, pëson humbje nga Empoli

    Reporteri
    24 Prill 2022 | 17:13

    Napoli ia dhënë lamtumirën Scudetto-s me një kapitullim spektakolar, duke kaluar nga 2-0 në humbjen 3-2 në vetëm shtatë minuta, me Empolin, i cili nuk kishte fitore që nga dhjetori, shkruan Reporteri.net.

    Napoli kishte nevojë për një fitore për të qëndruar në garën për titull pas një pikë nga dy ndeshjet e tyre të fundit, por kishte Kalidou Koulibaly të pezulluar, Giovanni Di Lorenzo, Stanislav Lobotka dhe Eljif Elmas të lënduar.

    Alessandro Zanoli startoi pavarësisht një defekti në stomak, por ndryshimi i madh ishte 4-2-3-1 me të gjithë sulmuesit të përdorur njëkohësisht.

    Empoli ishte pa fitore në 16 raunde të Serisë A, një rekord i ri klubi, me mungesë afatgjatë të Lorenzo Tonelli, Riccardo Marchizza dhe Nicolas Haas.

    Empoli kishte fituar edhe ndeshjen e parë ndaj Napolit.

    Milan do të përballet me Lazion sonte nga ora 20:45.

    Golat e shënuar:

    Napoli: Dries Mertens(44), Lorenzo Insigne(53) 

    Empoli: Liam Henderson(80) dhe Andrea Pinamonti(80 dhe 87)

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!