×
  • Sport
  • Sport

    Napoli refuzon ofertat e fundit për Milik

    Reporteri
    05 Janar 2021 | 20:10

    Mediat kanë shkruar se Napoli i ka refuzuar ofertat nga Atletico Madrid dhe Olympique Marseille për Arkadiusz Milik, derisa sulmuesi nuk dëshiron që të transferohet në Fiorentina.


    Napoli kërkon s’paku 15 milionë euro për ta shitur sulmuesin, i cili do të jetë lojtar i lirë kur i skadon kontrata e tij më 30 qershor.

    Sipas Calciomercato.it, RMC Sport dhe gazeta spanjolle AS, Napoli e ka informuar kompaninë e Milik për propozimet e hedhura poshtë për shkak se ofertat kanë qenë shumë të vogla.

    Atleti ka përgatitur një ofertë prej 6-7 milionë euro për polakun, derisa Marseille nuk do të jep 15 milionë euro për të.

    I vetmi klub që është i gatshëm për të ofruar kaq para është Fiorentina, por Milik nuk dëshiron ti bashkohet një skuadre që është në pjesën e dytë të tabelës në Serie A.

    Milik është ngrirë nga skuadra për tërë sezonin pasi që refuzojë të nënshkruar kontratë të re apo të pranojë transfer në skuadra të caktuara.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!