×
  • Sport
  • Sport

    Nata e golave të çmendur, shijoni ‘perlat’ e Ziyech, Suarez dhe Willian

    Reporteri
    02 Tetor 2019 | 23:05

    Sonte pati shumë gola të bukur në Ligën e Kampionëve, por tri nga to vlen të përmenden më shumë


    Hakim Ziyech i Ajaxit ka shënuar gol spektakolar në sfidën kundër Valencias. Marokeni me një super goditje e mposhti Cillesenin, shkruan Reporteri.net

    Luis Suarez ishte heroi i Barçës në fitoren 2-1 ndaj Interit, ndërsa të dy golat në këtë takim i shënoi uruguaiani.

    Goli i parë i ‘El Pistoleros’ ishte më i bukur ku me një vollej goditje mposhti Handanovicin.

    Edhe Willian i Chelseat realzioi një perlë të vërtetë ndaj Lille ku edhe ky me anë të një vollej goditje arriti që ta mposhte portierin.

    Më poshtë i keni rezultatet komplete të mbrëmjes së sontme:

    Barcelona-Inter 2-1
    Liverpool-Salzburg 4-3
    Lille-Chelsea 1-2
    Leipzig-Lyon 0-2
    Valencia-Ajax 0-2
    Zenit-Benfica 3-0. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!