×
  • Sport
  • Sport

    “Natë magjike”: Amir Rrahmani shfaqet me Belgin Jasharin pasi u shpallë kampion me Napolin

    Reporteri
    24 Maj 2025 | 12:07

    Napoli mbrëmë u shpal kampion i Italisë. Pas këtij triumfi mbrojtës i Napolit, kosovari Amir Rrahmani, është shfaqur i emocionuar pas ndeshjes.

    Ai  pas takimi është shfaqur me futbollistin e Fushë Kosovës U 15, Belgin Jashari, i cili realizoi ëndrrën e tij për të shikuar nga stadiumi ekipin e zemrës.

    “Natë magjike. Një tjetër emocion sepse e kemi fituar titullin në lojën fundit. Nuk është i njëjti emocion që e kemi pasur para dy viteve”, ka thënë Rrahmani për ArtMotion.

    Ai ka treguar se çka e dallon titullin e fundit nga ai paraprak.

    “E dyta definitivisht, sepse herën e parë është ditur një muaj më herët që e kemi fituar”, ka thënë Rrahmani.

    Napoli e ka fituar mbrëmë titullin e katërt në histori të Serie A, pasi mposhti Cagliarin në ndeshjen e fundit me rezultat 2:0.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!