×
  • Sport
  • Sport

    Naymari bojkoton stërvitjen te PSG-ja, ky është kërcënimi që i bën klubi

    Reporteri
    08 Korrik 2019 | 19:58

    Sulmuesi brazilian Neymar sot refuzoi t’i bashkohet klubit të tij Paris Saint Germain në ftesën për nisjen e fazës përgatitore.


    “Këtë të hënë, më 8 korrik, Neymar da Silva Santos Junior është ftuar të marrë pjesë në rifillimin e stërvitjeve me grupin profesional të PSG-së. Ai nuk është shfaqur në kohën dhe vendin e caktuar për stërvitje, pa pasur paraprakisht leje nga klubi”, thuhet në faqen zyrtare të klubit, transmeton Reporteri.net.

    PSG shpreh keqardhje për këtë situatë dhe thotë se do të marrë masat e duhura, pa treguar çfarë dënimi mund t’ia shqiptojë sulmuesit brazilian.

    Bojkotimi i stërvitjes nga Neymar është një sinjal i qartë se francezi nuk po dëshiron të qëndrojë në Francë.

    Mediat e huaja kanë raportuar për një kthim të mundshëm të Neymarit te Barcelona, por emri i tij është lidhur edhe me Real Madridin.

    Situata pritet të qartësohet gjatë këtij afati kalimtar veror. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!