×
  • Sport
  • Sport

    Ndahet nga jeta ish-kampioni i botës në boks

    Reporteri
    17 Mars 2020 | 23:47

    Roger Mayweather, ish-kampioni i botës në boks dhe xhaxhai dhe trajneri i Floyd, ka vdekur në moshën 58-vjeçare.


    Ai ishte kampion i botës në dy pesha të ndryshme dhe kishte zhvilluar plot 72 luftëra gjatë karrierës së tij 17-vjeçare.

    Pas pensionimit, ai u bë trajner i nipit të vet Floyd Mayweather, i cili ndërtoi një karrierë të famshme dhe vlerësohet si boksieri më i mirë i dekadës së fundit në kategorinë e vet.

    Në vitet e fundit, Fyold kishte folur publikisht për problemet që xhaxhai i tij i kishte me shëndetin e ligë.

    Roger Mayweather, me nofkën “Black Mamba”, u bë boksier profesionist pranë vëllezërve të vet Floyd Senior dhe Jeff.

    Ai ishte shumë më i suksesshëm se dy vëllezërit e vet dhe kishte fituar titujt në peshat super të lehta dhe të lehta.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!