×
  • Sport
  • Sport

    Ndërhyrje kriminale: Futbollisti serb i thyen këmbën kundërshtarit në Ligën e Kampionëve

    Reporteri
    17 Korrik 2019 | 17:24

    Futbollisti serb i Crvena Zvezdës, Marko Gobeljiq të martën në mbrëmje ka bërë një ndërhyrje kriminale ndaj futbollistit lituanez, Vaidas Slavckas.


    Kampionët e Serbisë përballeshin me Suduvën dhe praktikisht gjithçka kishte marrë fund që në javën e kaluar pasi Zvezda kishte fituar me rezultat 3:0.

    Të martën në Beograd, Zvezda kryesonte me rezultat 2:0 dhe praktikisht vazhdimi ishte stërvitje, por 26-vjeçari, Marko Gobeljic, mbrojtësi edhe i kombëtares serbe, kreu një ndërhyrje horror në mesfushë, duke i thyer këmbën mbrojtësit kundërshtar.

    Slavckas 33 vjeç u dërgua me urgjencë në spital dhe do të operohet sot në Beograd, ndërsa karriera e tij duket se ka marr fund tashmë.

    “Ajo ndërhyrje ishte e menduar, nuk ishte aksidentale, jemi të tmerruar nga ajo që pamë. Ai lojtarë nuk duhet të luajë më kurrë futboll nuk e meriton fushën”, ka reaguar skuadra mysafire pas ndeshjes.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!