×
  • Sport
  • Sport

    Ndërpritet finalja mes Prishtinës dhe Trepçës: Tifozët hedhin mjete shpërthyese, thyhen edhe karrige

    Reporteri
    11 Dhjetor 2022 | 18:34

    Është tensionuar edhe më shumë situata në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve, aty ku po zhvillohet finalja e Superkupës së Kosovës në basketboll.

    Në finale të kësaj gare janë Sigal Prishtina dhe Trepça.

    Pak çaste pas përfundimit të pjesës së parë, në tribuna eskaloi gjithçka.

    Ka pasur hedhje të mjeteve shpërthyese, si dhe shumë karrige tashmë janë shkatërruar.

    Pas këtij incidenti, reaguan edhe pjesëtarët policor.

    Kujtojmë se të pranishëm në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve janë dy grupet e tifozëve, “Plisat” dhe “Torcidat”, të cilët nuk kanë aspak raporte të mira mesvete.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!