Ndeshja e shumëpritur e bosksit profesionist po ofron.
Pikërisht me 31 Gusht të këtij viti, boksieri i cili me origjinë është nga Deçani por që jeton dhe bokson në emër të Austrisë, Petrit Mazrekaj, do të boksoi kundër djalit të kriminelit serb, Arkanit, Velko Rezhnjatovic.
E për këtë ndeshje e cila ka zgjuar interesim sidomos në opinionin kosovar por edhe atë serb, Petriti ka filluar përgatitjet e jashtëzakonshme, që të jetë në formën më të mirë të mundshme.
Në videon e mëposhtme mund të shihni, se si Petriti po stërvitet shumë, në mënyrë që djalin e kriminelit serb ta gjunjëzoj qysh në raundin e parë.
Ai madje edhe për mediat në Kosovë, ka treguar se i gatshëm për sfidën të cilën po e pret me padurim çdo shqiptar, e që sipas tij, edhe kësaj radhe ai do të jetë fitimtari i madh.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.