Kombëtarja e Turqisë dhe ajo e Italisë do ta hapin sot (e premte) zyrtarisht Kampionatin Evropian “Euro 2020”, ndërsa kjo ndeshje pritet të ndiqet nga plot 400 milionë spektatorë nga e gjithë bota përmes kanaleve të cilat transmetojnë ndeshjet e kampionatit.
Në Kampionatin Evropian që pritet të fillojë sot, ku do të garojnë 24 vende pjesëmarrëse, do të vërshëllehet bilbil i parë në ndeshjen Turqi-Itali.
Në luftën hapëse të turneut, pritet që të ketë afërsisht 23 mijë tifozë në tribunat e Stadiumit Olimpic të Romës për shkak të pandemisë së coronavirusit.
Megjithatë, sipas mediave turke, kjo ndeshje pritet të ndiqet nga plot 400 milionë njerëz nga të gjitha platformat.
Rreth 200 milionë njerëz ndoqën ndeshjen hapëse të EURO 2016, në të cilën Franca nikoqire fitoi 2-1 ndaj Rumunisë.
Pritet që kjo shifër të dyfishohet dhe numri i shikuesve do të arrijë në 400 milionë në ndeshjen e zjarrtë të mbrëmjes së sotme.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.