Reimsi dhe Dijoni kanë barazuar në ndeshjen e javës së 18-të në Ligën 1 franceze.
Në sfidën që u zhvillua në “Stade Auguste-Delaune”, ndeshja në fjalë u mbyll pa gola 0:0.
Për Reimsin në këtë ndeshje, Valon Berisha luajti nga minuta e parë e deri në fund, derisa Arbër Zeneli u inkuadrua nga minuta e 66-të.
Nga faqja e specializuar për vlerësime “WhoScored”, Berisha u vlerësua me notën 6.4, kurse Zeneli me notën 6.5.
Nga ana tjetër, te Dijoni, Celina luajti 90 minuta në këtë ndeshje.
Futbollsiti i Kosovës u vlerësua me notën 6.4 për paraqitjen e sontme.
Pas 18 javësh, Reimsi ndodhet në vendin e 15-të në tabelë me 18 pikë, kurse Dijoni në vendin e 18-të me 13 sosh.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.