×
  • Sport
  • Sport

    Ndeshja ndërmjet Fury dhe Whyte, statistikat e frikshme të boksierëve britanikë

    Reporteri
    23 Prill 2022 | 21:13

    Sonte do të ketë një meç mjaft të “zjarrtë” në botën e boksit, ku për këtë kanë filluar organizime masive të tifozëve të dy boksierëve të cilët do të përballen edhe dy orë, shkruan Reporteri.net.

    E, pikërisht kampioni i WBC-së, Tyson Fury, 33 vjeç, do ta mbrojë titullin të cilin e fitoi gjatë vitit 2020.

    Karshi Fry qëndron Dillian Whyte,i cili është britanik, bile edhe mik i hershëm i “The Gipsy King”.

    E, Fury është ai i cili është duke u konsideruar favorit në këtë përballje, por kjo si rezultat i statistikave mbrësëlënëse të tij, krahasuar me Dillian Whyte.

    Fury është më i gjatë saktësisht 2 metra e 6 centimetra për dallim nga kundërshtari i cili është 1 metër e 93 cm.

    “The Gipsy King” ka edhe rekord më të mirë në karrierë duke regjistruar 31 fitore nga 32 duele prej të cilave 22 i ka mbyllur me KO.

    Veç kësaj, Whyte prej 30 ndeshjeve ka fituar 28 me 19 KO.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!