×
  • Sport
  • Sport

    Ndeshja Rahoveci-Trepça, palestra “pushtohet” nga zyrtarët e Komunës

    Reporteri
    11 Shkurt 2020 | 11:56

    Nga sot e deri më 15 shkurt, Rahoveci do të jetë arenë e basketbollit, ku do të zhvillohen ndeshjet e “Final 8”.


    Sot në orën 14:00 do të përballet Vëllaznimi me Istogun në ndeshjen e Kupës së Ligës së Parë, ndërsa më vonë do të përballen Peja me Ponte Prizrenin dhe Rahoveci me Trepçën.

    Interesimi për të ndjekur ndeshjen mes Rahovecit e Trepçës që luhet sonte nga ora 19:00 po del të jetë i madh nga zyrtarët e komunës që udhëhiqet nga Smajl Latifi.

    Një foto që ka siguruar Reporteri.net tregon se Komuna e Rahovecit ka siguruar dhjetëra ulëse për zyrtarët e saj, që ata të jenë shikojnë nga afër ndeshjen në fjalë.

    Skuadrat kanë premtuar se do të japin maksimumin në Final 8, duke i kushtuar rëndësi të madhe trofeut të Kupës.

    3 ndeshjet që do të luhen sot:

    /Reporteri.net/.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!